Lajme
Maqedoni, treni mbyt së paku 14 emigrantë aziatik
Treni i linjës hekurudhore Shkup – Veles, në afërsi të vendqëndrimit “Pçinja”, ka goditur një grup prej 50 emigrantësh aziatikë. Së paku 14 prej tyre kanë vdekur
Një tragjedi me emigrantë aziatikë ka ndodhur mbrëmë në qytetin Veles të Maqedonisë. Së paku 14 emigrant janë shtypur për vdekje nga treni i linjës hekurudhën Shkup – Veles, në afërsi të vendqëndrimit “Pçinja”. Ngjarja ka ndodhur rreth 22.30 minuta, kur emigrantët kanë qenë duke pushuar mbi hekurudhë.
Sipas njoftimeve të deritanishme në momentin kur është afruar treni në hekurudhë kanë qenë duke pushuar rreth 50 persona emigrantë nga vendet arabe. Por për shkak të mospasjes së hapësirës të mjaftueshme rreth binarëve nuk kanë mundur që të gjithë të shpëtojnë, raporton Albinfo.Ch.
Në vendin e ngjarjes kanë mbetur edhe tetë persona të tjerë të cilët dyshohet se janë familjarë të të vrarëve. Ndërsa siç raportojnë mediet nga Maqedonia, emigrantët tjerë kanë ikura nga frika se do të kapen nga policia.
Sipas të deklaratës që ka dhënë drejtuesi i trenit express, Gjevgjeli – Beograd në drejtim të Shkupit, pasi e ka kaluar stacionin “Rajko Zhinzifov” pas 50-100 metrave ai ka vërejtur një grup më të madh të njerëzve të cilët po ecnin në binarët e hekurudhës, njofton “Zhurnal”.
Edhe përkundër përpjekjeve të makinistit që ta ndalojë trenin dhe sirenës së lëshuar, megjithatë një pjesë e grupit nuk ka mundur të largohet nga binarët dhe janë përplasur direkt me trenin.
Nga informatat e para mësohet se bëhet fjalë për emigrantë nga Somalia dhe Afganistani të cilët kanë lëvizur nëpër hekurudhë, por nuk përjashtohet mundësia që në këtë grup të kishte edhe emigrantë nga Siria. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa policia ende nuk ka publikuar se kush mund të jenë personat që kanë pësuar nga goditja e trenit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor Me rezultate të shkëlqyera akademike, çmime prestigjioze dhe angazhime në institucione kërkimore e ndërkombëtare, Lajza Prekazi... -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër Confiserie Schiesser në Bazel, e njohur si kafeneja më e vjetër në Zvicër, ka shpallur falimentimin.... -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil












