Kosova
Maqedonia e Veriut kundërshton korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë
Ideja për korrigjimin e kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për presidentin e maqedonisë së Veriut Pendarovski, është e patolerueshme pasi sipas tij një vendim i tillë do të prodhonte gjithmonë probleme mes dy shteteve. Pendarovski tha se institucionet e Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohen në krijimin e kushteve për bashkëjetesë e jo për ndarje.
“Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditëve të sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodh diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë”-tha Stevo Pendarovski, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska thotë se tensionet mes shteteve fqinje ndikojnë negativisht në të gjithë rajonin. Ajo tha se me anëtarësimin në NATO, vendi do të jetë e sigurt nga çfarë do lloj ndikimi nga jashtë, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Edhe ne por edhe i gjithë rajoni jemi të vetëdijshëm që cenimi e sigurisë tek fqinjët tanë gjithmonë ka pasoja negative. Në vend që të frikësohemi ne si shtet dhe si qeveri vendosëm që të marrim masa. Andaj në vitin 2017 fokusin tonë e vendosëm në anëtarësimin në NATO. Që ta sigurojmë shtetin tonë dhe të kemi garancinë plotësuese të sigurisë edhe në rast të jo-stabilitetit rajonal”-pohoi Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.
Këto komente Pendarovski e Sheqerinska i bënë gjatë takimit që presidenti pati në ministrinë e Mbrojtjes me ministren dhe Shefin e shtatmadhorisë së ARM-së.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














