Lajme
Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize 30-ditore për shkak të zjarreve
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret, transmeton AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për 30 ditë, në gjithë territorin e vendit. Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.
Me shpalljen e gjendjes së krizës, ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit, ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve.
Nga Qeveria thonë se për vendimin do të njoftohet Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendi.
Çfarë paraqet gjendja e krizës?
Gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditëve në gjithë territorin e shtetit sot shpalli Qeveria me propozim të Komitetit Drejtues për shpalljen e gjendjes së krizës, për shkak të situatës me zjarret.
Në Ligjin për menaxhim me kriza, gjendja e krizës është definuar si gjendje e shkaktuar nga rreziqe, të cilat mund t’i rrezikojnë të mirat, shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe kafshëve dhe sigurinë e shtetit, për parandalimin ose përballjen e të cilit nevojitet përdorim i vëllimit më të madh të resurseve. Vendimi për shpalljen e saj nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë.
Nëse ka nevojë të tejkalohet kjo periudhë, gjegjësisht gjendja të zgjasë më gjatë, Qeveria duhet të kërkojë miratim nga Kuvendi për vazhdimin e afatit ose të propozojë shpalljen e gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme. Kuvendi dhe presidenti i shtetit në çdo moment mund të kërkojnë raport me gojë ose me shkrim për situatën në sferën e menaxhimit me kriza.
Ligji i mundëson Qeverisë që të marrë vendim për përdorim të resurseve të organeve të administratës shtetërore, organeve të komunave dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe për menaxhimin me to në rast të gjendjes së krizës. Përdorimi i resurseve për realizimin e aktiviteteve duhet të jetë proporcional sipas natyrës dhe intensitetit të gjendjes së krizës, e arsyeshme sipas karakterit të krizës dhe serioze sipas fuqisë dhe vëllimit të krizës.
Në rast të gjendjes së krizës mund të përdoren edhe resurset e ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe shërbimeve, si dhe të shoqatave tregtare të cilat janë me rëndësi të veçantë për punë në gjendje krize, në përputhje me ligjin. Me kërkesë të Qeverisë, në bazë të marrëveshjes së lidhur me Qendrën ose vullnetarisht, mund të përdoren edhe resurset e qytetarëve dhe persona të tjerë juridikë.
Ligji parasheh se me një pjesë të forcave të saj mund të marrë pjesë edhe Armata në mbështetje të policisë në kushte kur me gjendjen e krizës rrezikohet siguria e vendit, ndërsa organet e administratës shtetërore nuk kanë resurse adekuate dhe mjete për parandalimin dhe menaxhimin e tyre. Propozim në Qeveri për nevojën për pjesëmarrje të një pjese të Armatës, sipas Kontrollit Strategjik të Mbrojtjes jep Komiteti Drejtues. Presidenti në çdo kohë mund ta vlerësojë nevojën për pjesëmarrje të pjesës së Armatës. Mënyra e pjesëmarrjes të një pjese të Armatës në gjendje krize rregullohet me rregull të cilin e sjell presidenti.
E-Diaspora
-
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni 17-vjeçari ndryshoi dëshminë në Gjykatën e Apelit, kërkoi falje dhe pranoi se ishte ai që e... -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë”
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë













