Maqedonia
Maqedonia më së shumti eksporton në Gjermani
Partneri më i madh tregtar i Maqedonisë mbetet Gjermania
Në vitin 2017 eksporti i Maqedonisë vlerësohet me vlerë prej më shumë se 5 miliardë eurosh, më së shumti në 10 vjetët e fundit.
Arsyeja për këtë janë kompanitë e mëdha eksportuese me pjesëmarrje pre 80 % në të ardhurat e realizuara nga eksporti. Bëhet fjalë për investimet e huaja në vend, më të njohurat në tregun botëror, raporton “TV 21”.
Partneri më i madh tregtar i Maqedonisë mbetet Gjermania. Por Instituti i Vjenës për marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike, në një studim të porositur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë sugjeron që prodhuesit vendorë të angazhohen për dalje më të madhe në tregjet e huaja, në fakt, për rritje të eksportit për 50 deri më 70 %, përcjell albinfo.ch.
“Nuk e shohim se situata politike, ose nëse Maqedonia futet në ndonjë krizë politike, do të ketë ndikim në aktivitetet eksportuese të kompanive, ndoshta do të ndikojë në inkurajimin e tyre për të investuar, për ta rritur kapacitetin e tyre”, u shpreh Grigor Cvetanov, kryetar i klubit për Inovacione LOEM.
Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Shkup, Marko Mantovaneli, para disa ditësh deklaroi se ekonomia në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 është duke u përmirësuar, por se gjendja politike është kërcënim për ekonominë në përgjithësi.
Cvetanov thekson se duhet të krijohen kushte reale, rritje afatgjate dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare, si dhe shfrytëzim të kapaciteteve për krijim të produkteve më të mira vendore, në mënyrë që të jenë më konkurrent në tregun botëror.
Ai potencial të madh sheh në industrinë ushqimore vendore. Për këtë shkak është formuar edhe Klubi i eksportuesve nga Maqedonia, i cili sot e promovoi katalogun për përfaqësim më të lehtë të kompanive vendore jashtë Maqedonisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës











