Të tjera
Marijeta Lekaj, e rritur në Kroaci, i bashkohet Kosovës
Kosova (femrat) ka afruar në vitet e fundit lojtare nga vende të ndryshme evropiane, si Norvegjia, Danimarka, Suedia, Gjermania, Zvicra
Përfaqësuesja e Kosovës është përforcuar me një hendbolliste cilësore para se të fillojë kualifikimet për “Euro 2020”.
Federata e Hendbollit e Kosovës bën të ditur se Marijeta Lekaj, që po luan me shumë sukses në Kroaci, do të bashkohet me Kosovën që nga aktiviteti i ardhshëm.
Lekaj, e lindur në qershor të vitit 1997 është e gjatë 170 centimetra dhe mbulon shumë pozita, ndonëse më së shumti luan si bek.
“Lekaj është nga Hasi, por e rritur në Kroaci. Luan për skuadrën Murvica nga Crikvenica. Kjo skuadër luan në Superligën e Kroacisë, ndërsa anëtarja e re e kombëtares së Kosovës është prej lojtareve kryesore aty. Në një ndeshje për Kupë të luajtur kohë më parë, Lekaj ka shënuar nëntë gola”, thotë FHK, përcjell albinfo.ch.
Edhe motra e vogël e Marijeta Lekajt luan hendboll, por ajo aktualisht është pjesë e Kroacisë në grupmoshën e kadeteve.
Kosova (femrat) ka afruar në vitet e fundit lojtare nga vende të ndryshme evropiane si Norvegjia, Danimarka, Suedia, Gjermania, Zvicra, që së bashku me lojtaret më të mira të Superligës së Kosovës kanë formuar një grup të respektuar. Kombëtarja po kompletohet gjithnjë e më shumë, ndërsa aktualisht mbanë vendin e 28-të në ranglistën evropiane dhe lë pas vetes plot 21 kombëtare tjera të Evropës.
Në qershor apo në shtator kombëtarja do të nisë me ndeshje kualifikuese për Evropianin e vitit 2020. Në ato ndeshje përzgjedhësi Agron Shabani do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e Marijeta Lekajt.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













