Kosova
Masat anti-COVID19 që i miratoi sot Qeveria e Kosovës
Më qëllim të parandalimit të infeksionit koronavirus Covid-19, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë se Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:
1. Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia (online), përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, përcjell albinfo.ch.
2. Të mbyllen zyrat apo njësitë në të gjitha institucionet publike dhe biznese private ku ka raste pozitive.
3. Për personat me të cilën ka pasur kontakt personi tashme i konfirmuar me Covid -19 pozitiv, zbatohen protokollet në fuqi.
4. Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi, dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.
5. Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë (ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarre).
6. Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre mbikëqyren nga shtabet komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF dhe organet e rendit.
7. Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK.
8. Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
9. Inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të moszbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK-së.
10. Punëtoret shëndetësorë t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së në përdorimin e masave mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacienteve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
11. Bartja e maskave të jetë obligative.
12. Institucionet që ofrojnë shërbime përmes sporteleve, janë të obliguara, si punonjës ashtu edhe palët të mbajnë maskë, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhe me mundësi të pritjes në hapësirat e jashtme sipas Manualit për luftimin e Covid-19.
13. Kontroll rigoroz i bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.
14. Bartja e obliguar e maskës në transportin publik, taksive si të punonjësit, ashtu edhe të udhëtarëve, të respektohet distanca prej 2 metra, ajrosja natyrale (hapja e dritareve) dhe dezinfektimi i automjeteve se paku dy herë gjatë ditës.
15. Ndërpriten aktivitetet në sektorin e identifikuar të institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.
16. Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit ( zyrtaret policorë)
17. Ndalim i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore (lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës).
18. Reduktimi i operacioneve efektive në institucionet shëndetësore.
19. Bartja e obligueshme e pajisjeve personale mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucioneve.
20. Kontroll rigoroz e inspektoratit shëndetësor në institucionet shëndetësore.
21. Ndalohet grumbullimet në hapësirat e mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.
22. Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës prej 2 m dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur (zyra, qendrat tregtare, sportele) dhe të hapura (gastronomia në tërësi).
23. Në veçanti veprimtaritë tregtare (makete, furra e bukës, barnatoret etj.) dhe gastronomia janë të obliguara të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.
24. Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar.
25. Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave.
26. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.
27. Komunat të aktivizojnë plotësisht shtabet lokale.
28. Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













