Lajme
Mashkulli më i bukur zviceran quhet Sandro Cavegn
Ndërsa shqiptari nga Kosova, Lavdrim Sylejmani mbeti pa titull në garën "Mister Schweiz"
Zvicerani më i bukur i vitit është nga ST-Galleni dhe është 27-vjeçar. Të shtunën në Cyrih, Sandro Cavegn fitoi në mes të njëmbëdhjetë konkurrentëve. Udhëheqësi e një kompanie për pica u zgjodh “Mister Suisse 2012”. Shqiptari nga Kosova, Lavdrim Sylejmani mbeti pa titull në “Mister Schweiz”. Ndërsa shqiptari nga Kosova, Lavdrim Sylejmani mbeti pa titull në këtë garë të së shtunës në Cyrih.
Megjithë kritikat se Cavegn ka blerë titullin, bukuroshi i ri zviceran me origjinë nga Graubünden është përshkruar i ndërgjegjshëm, i besueshëm, i ndershëm dhe i aftë për të shprehur veten në katër gjuhë kombëtare. Ai peshon 79 kg për 1,79 metra, është zeshkan dhe nuk ka ende unazë në gisht. Ai tha që ishte adhurues i futbollit, i hokejit dhe nuk i përbuz librat e mira.
Për herë të parë ceremonia u transmetua në televizionin privat 3+, televizioni zviceran TSR Televizioni, RSI dhe SF kanë vendosur të heqin dorë nga transmetimi i këtij eventi.
Fituesi me fat fitoi 50.000 franga, kryesisht si kontrata për përfaqësim të markave për këpucë dhe veshje.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












