Lajme
Maskat plastike të rrezikshme për përhapjen e virusit
Njerëzit që mbajnë maska plastike në fytyrë, ose edhe ato që janë të pajisura edhe me një valvul, mund të shpërndajnë spërkla të padukshme në një hapësirë shumë të gjerë nëse teshtin ose kollitesh
Kështu, kjo lloj maske që duket komode për disa, i bën këto pajisje joefektive në parandalimin e përhapjes së COVID-19 kur përdoret vetëm, pra e pashoqëruara nga një maskë shtesë.
Në një raport të botuar në SHBA, nga revista “Physics of Fluids”, studiuesit e “Florida Atlantic University” përdorën fletë vertikale dhe horizontale laseri për të gjurmuar pikat e vogla të ujit të distiluar dhe glicerinës ndërsa ato përhapeshin nga një kokë manekine e zbrazët, e pajisur me një mburojë plastike në fytyrë ose një maskë me një valvul.
Mburoja, fillimisht, bllokon kalimin e spërklave ndërsa ato tentojnë të dalin përpara, por “spërklat mund të shpërndahen rreth hapësirës së maskës me lehtësi, madje mund të përhapen edhe më shumë”,- thanë studiuesit.
“Sa i përket një maske me një valvul për ta bërë më të lehtë frymëmarrjen, sërish ka dyshime, sepse një numër i madh pikash kalojnë përmes valvulës pa filtër, gjë që e bën atë joefektive në ndalimin e përhapjes së coronavirusit nëse personi që mban maskën është i infektuar”, tha Prof. Manhar Dhanak, Ph.D., drejtor i SeaTech, i cili është ko-autor i punimit me autorin kryesor Prof. Ass. Siddhartha Verma, Ph.D., dhe John Frankenfeld, një profesionist teknik, që të gjithë brenda FAU’s Department of Ocean and Mechanical Engineering.
Studiuesit arritën në përfundimin se pavarësisht komoditetit që të ofrojnë këto dy lloje maskash, maskat e copës me cilësi të lartë ose maskat kirurgjikale janë preferenciale për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












