Kosova
Mbi 100 mërgimtarë u mashtruan nga agjencitë e fluturimeve

Mbi 100 persona janë mashtruar me biletat e udhëtimit nga agjencitë në Kosovës. Në prangat e policisë deri tash kanë rënë tre persona, dy prej të cilëve bashkëpronar të një agjencioni e një menaxher, të cilët tashmë ndodhen në paraburgim
Në sezonën e verës mashtrime të mëdha u bëhen mërgimtarëve me biletat e udhëtimeve nga agjenci jo serioze.
Vetëm gjatë muajve të fundit mbi 100 bashkatdhetarë janë mashtruar. Kjo shifër u bë e ditur në një përgjigje nga Policia e Kosovës për Insajderin.
“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se edhe këtë vit në periudhën kur rritet numri i ardhjes së bashkatdhetarëve, paraqiten edhe raste të mashtrimeve me avio-bileta”.
“Policia- DHKEK dhe Njësia për Hetime te Krimeve Kibernetike ne koordinim me prokurorin kanë zhvilluar një numër i aktiviteteve operativo-taktike dhe hetimore. Deri më sot në lidhje janë paraqitur njëqind e tre persona (viktima-ankues) dhe janë në paraburgim dy të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Insajderi.
Mirëpo policia nuk ka treguar se a u janë kompenzuar mërgimtarëve paratë e shpenzuara në bileta, nga këto agjencione.
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e inxhinierëve, kompanitë zvicerane hasin në probleme Problemet e mungesës së fuqisë punëtore janë ende shumë të pranishme në Zvicër dhe inxhinierët e...
-
Shërbimi mjekësor urgjent në Pallatin Federal, 1500 franga në ditë
-
Emetimi i dioksidit të karbonit nga veturat, ende problem në Zvicër
-
Berna dëshiron të testojë shitjen e kontrolluar të kokainës
-
Për çfarë janë përgjegjëse trupat zvicerane në Kosovë