Shqipëria

Mbi 16 mijë qytetarë nga Kosova ia mësynë Shqipërisë për fundjavë

Më shumë se 16 mijë persona kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë, gjatë kësaj fundjave, sipas policisë kufitare.

Shumë qytetarë të Kosovës po zgjedhin që fundjavën ta kalojnë në Shqipëri, në bregdet apo vende të tjera turistike.

Por ky sezon nuk i gjen vizitorët në radhë për kontrollin rutinë që bëhej më parë, njofton Tv Klan.

Sipas tyre, pika kufitare kalohet pa kontroll.

Kjo si pjesë e zbatimit të marrëveshjes së arritur një vit  më parë mes dy qeverive, që synon shmangien e radhëve të gjata.

Autoritet shprehen se në drejtim të kufirit shqiptar kanë kaluar mbi 9,200 automjete nga pika kufitare e Morinës.