Maqedonia

Mbi 270 raste të reja dhe 15 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit, nga 2.595 testime, janë regjistruar 277 raste të reja me COVID-19, 111 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 15 kanë ndërruar jetë. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në 199.766 raste, të shëruarve 186.322, të vdekurve 7.051, ndërkaq për momentin ka 6393 raste aktive.

“Kanë ndërruar jetë gjashtë persona nga Shkupi (75, 75, 70, 76, 64 dhe 64), nga një nga Prilepi (79), Manastir (88), Veles (88), Veles (72), Kavadar (63), Ohër (82), Shtip (69), Kriva Pallankë (41), Probishtip (86) dhe Kratovë (66)”, informojnë nga MSH.

Ata shtojnë se edhe një person nga Ohri në moshën 82-vjeçare ka ndërruar jetë më 23.10.2021.