Lajme
Mbi 46 mijë kosovarë pretendojnë se ishin në UÇK
Udhëheqësi i veteranëve të UÇK-së në Qeveri, Faik Fazliu ka konfirmuar se dy ditë para mbylljes së afatit për aplikim, kanë konkurruar më shumë se 46 mijë veta për status veterani
Dy ditë para se të përfundojë afati për regjistrimin e veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Komisionin Qeveritar për Veteranë, më shumë se 46 mijë qytetarë kanë tërhequr aplikacionet. Sipas këtyre shifrave, të gjithë këta qytetarë pretendojnë se kanë qenë në UÇK.
Kjo shifër konsiderohet shumë e fryrë edhe nga vetë përfaqësuesit e UÇK-së. Madje siç ka deklaruar ish-komandanti Agim Çeku, sikur t’i kishte të gjithë këta guerilë UÇK, nuk do të ishte e nevojshme intervenimi i NATO-s mbi forcat e Millosheviqit.
Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth përpjekjeve të disa qytetarëve që të hyjnë si klandestinë në listat e veteranëve.
Madje, siç raporton “Zëri” ka zëra se për të marrë “epitetin” e veteranit po jepen shuma të majme parash.
Mirëpo, këto deklarata janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, të cilët thonë se ma aplikimin për statusin e veteranit, përfundon vetëm faza fillestare. Faza finale, sipas tyre, do të jetë kur të gjithë emrat do të verifikohen nga komandantët togut, brigadave, zonave…
Udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu, ka konfirmuar se dy ditë para mbylljes së afatit për aplikim kanë bërë kërkesa mbi 46 mijë njerëz për të marrë statusin e veteranit të UÇK-së.
Fazliu ka bërë apel tek mediet që të mos dezinformojnë, pasi që, siç ka thënë ai, tash nuk është koha kur mundet dikush të bëjë dallavere sepse procesi akoma është në fazën e aplikimit. “Aktualisht jemi në fazën e aplikimit ende s’ka njohje të statusit për askënd”, ka thënë Fazliu.
Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK), Muharrem Xhemajli, ka thënë se në këtë fazë të flitet për këto manipulime është absolutisht e pasaktë. Kjo, sipas tij, sepse këtë mundësi e ka çdonjëri për të aplikuar.
“Andaj për të gjitha gjetjet mund të flasim pasi të fillojë verifikimi dhe të përmbyllet verifikimi, se a ka pasur manipulime a s’ka pasur”, ka thënë Xhemajli duke bërë me dije se procesi do të jetë shumë transparent dhe i hapur.
Kurse, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, dyshon se ka dallavere, pasi siç ka thënë ai, kjo po shihet ashiqare.
“Të gjitha këto manipulime mund t’i parandalojë komisioni i cili po merret me verifikimin, por pak kam shpresë se do ta bëjë një gjë të tillë. Sikur ky komision të ish bërë nëpër zonat e luftës, për shembull nëpër batalione dhe brigada, shumë shpejt do të përfundonte edhe 99 për qind do të ishte i suksesshëm”.
“Mirëpo, në këtë formë çfarë është duke u bërë, jam shumë i sigurt se do të dështojë, ose edhe nëse bëhet me këtë numër qysh kanë aplikuar është i papërballueshëm të zbatohet draftligji”, ka thënë Qeriqi.
Ndryshe, disa muaj më parë, Qeveria e Kosovës ka formuar një komision, në krye të cilit është vendosur gjeneral Agim Çeku, me qëllim që të pastrohen listat e veteranëve të UÇK-së. Mirëpo fillimi po tregon se Komisioni do ta ketë shumë të vështirë të vërtetojë pjesëmarrjen e të gjithëve në luftë.
Sipas anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish guerilja shqiptare në Kosovë nuk ka pasur me shumë se 22 mijë guerilë. Ajo (UÇK) është konsideruar si struktura më e organizuar dhe më efektive guerile në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” Regjistruar në Mexico City gjatë turneut “Radical Optimism”, projekti do të publikohet më 21 dhe 22... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit Raporti i ri i Këshillit Federal thekson si rreziqet ashtu edhe përfitimet e iniciativës “Jo për... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader













