Kosova
Mbledhja e 214-të e Qeverisë, disa nga vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku ka marrë 22 vendime, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e këtyre vendimeve ka qenë edhe miratimi i Projektligjit për Banim Social të Përballueshëm, si dhe ndryshimi i Udhëzimit Administrativ që mundëson që pronat e sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojiçiq t’i jepen në shfrytëzim dhe menaxhim Policisë së Kosovës.
Disa nga vendimet që u morën sot:
- Miratohet Projektligji për Banim Social të Përballueshëm. Zbatimi i këtij ligji përfshin programin për banimin social, banimin e përballueshëm për çiftet e reja, rindërtimin dhe renovimin e shtëpive për familjet në nevojë, si dhe përmirësimin e kushteve të lagjeve. Grupet që do të përfitojnë përfshijnë familjet me situatë ekonomike të vështirë, të papunët, të pastrehët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, të rinjtë, komunitetet jo shumicë dhe grupe të tjera të përcaktuara në projektligj.
- Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit. Ky projektligj rregullon mënyrën e procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përcaktimin e marrjes pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes dhe operacionet ndërkombëtare humanitare, e aktivitete tjera.
- Aprovohet Udhëzimi Administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ndërlidhet me shtyllën e parë në Strategjinë e Arsimit 2022-2026 për edukimin në fëmijërinë e hershme.
- Emërohet Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës ” Sh. A., me këtë përbërje:
– z. Petrit Nahi, kryesues;
– znj. Rrezarta Pllana, anëtare;
– znj. Sajmie Thaçi, anëtare;
– znj. Lindita Toçi, anëtare;
- Emërohet Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive ” Sh. A, me këtë përbërje:
– z. Afrim Konjufca, Kryesues;
– znj. Emina Telaku, anëtare;
– znj. Valbona Shala Thaçi, anëtare;
– z. Petrit Pantina, anëtar;
- Miratohet Vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik për nevoja të Depos Qendrore të Barnave dhe akomodim të administratës së Ministrisë së Shëndetësisë.
- Miratohet Vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik për nevoja të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
- Miratohet Vendimi preliminar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik në Qytetin e Malishevës.
- Miratohet Vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminaleve Doganore: Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit, Merdare, Komuna Podujevë dhe Dheu i Bardhë, ZK Domoroc, Komuna Ranillugë.
- Dhënë në shfrytëzim për Ministrinë e Punëve të Brendshme të pronave në zonat kadastrale Jesenovik i Epërm dhe Çeçevë, Komuna Zubin Potok, pronë e Agjencisë Pyjore të Kosovës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes











