Lajme
Mbrëmë Zvicra regjistroi temperatura të ulëta
Nata që sapo kaloi, mes të premtes së djeshme dhe sot, të shtunës, ishte nata më e ftohtë e këtij dimri deri tani. Në Passo del Forno (GR) termometri regjistroi -28 gradë. Në Samedan, në Engadine, temperatura ka rënë në -26.3 gradë, përcjell albinfo.ch.
Ftohtë ishte edhe në pllajë: në Ebnat-Kappel (SG) këtë natë ishte -15,8 gradë, në Egolzwil (LU) -15,3 dhe në Tänikon (TG) -15,0.
Temperaturat e ftohta u shkaktuan nga një rrymë arktike që mbërrin direkt nga Poli i Veriut, raportoi MeteoSwiss. Ajri i ftohtë i kombinuar me qiellin e kthjellët krijuan një natë të ftohtë. Nga java e ardhshme falë erës së fortë do të ketë rritje të qartë të temperaturave. /rsi-eb
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës Raporti i ri paralajmëron për përkeqësim të situatës së sigurisë dhe rritje të rreziqeve nga spiunazhi,... -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë













