Integrimi
Mbrëmje kosovare në Luksemburg
Filmi kosovar “Aga’s House” (Shpia e Ages), me realizator dhe skenarist Lendita Zeqiraj, u shfaq në “CinEast Festival”, në Luxembourg të shtunën, më 12 tetor, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Belgjikë dhe Luksemburg u organizua një mbrëmje kosovare.
Ky film u ndoq nga një numer i konsideruar i diasporës së Kosovës dhe nga shqiptarë të viseve tjera që jetojn në diasporë, si dhe nga vendas e mysafirë.
Pas mbarimit të filmit morëm disa opinione për këtë film. Mjaft të pranishëm ishin kritik për gjuhën banale që perdorej nga aktoret në pjesën më të madhe të minutazhes së këtij filmi, që zgjat mbi dy orë. Si i tillë filmi në ekranin e kinemasë nuk kishte shenjën e ndalimit për moshat e reja. Fjalori i tejbanalizuar në këtë shfaqje filmike nuk është se përfaqëson kulturën e vërtetë të grave dhe vajzave të Kosovës, qoftë dhe të atyre që fati i hodhi të jetojnë në një shtëpi strehimore.
Realiteti i ngjarjeve në film është i njohur, por mënyra e ndertimit të tyre nuk perkont me realitetin social e kulturor që është në Kosovë.
Femrat që jetonin në një shtëpi strehimi banin një jetë të varfer dhe ato nuk mund të kishin luksin e tymosjes të hashashit, çka edhe nuk është reale që këto veprime të ndodhin në qendrat e strehimit të tyre.
Të permendim se loja e aktorve si dhe fëmiu në rolin e Agas alias Agimit ishte në nivelin e mirë.
Ndoshta një film me një temë të tillë, por i ndërtuar më after realitetit social dhe kulturor të jetës së grave e vajzave kosovare të keqtrajtuara, do të na perfaqsonte me ndershem dhe me realisht nëpër kinemat e vendeve të botës.
Pas mbarimit te filmit u mbajt nje koktej rasti per te pranishmit, me te cilin u permbyll nje mbrame kosovare ne Luksemburg.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?