Kosova
Më 16 mars nis panairi i turizmit në Kosovë
Të enjten e 16 marsit do të nisë Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Për tre ditë, 16, 17 dhe 18 mars, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim do të mund të zbuloni oferta për udhëtime nga operatorët turistikë nga Kosova. Duke vizituar panairin, do të mund të përfitoni edhe zbritje në udhëtimet tuaja. “Duke vizituar panairin, do të keni shansin të përfitoni zbritjen prej 15% nga operatorët që ekspozojnë ofertat e tyre turistike në vende të ndryshme të botës”, ka njoftuar PPSE, përcjell albinfo.ch.
Vizitorët e panairit mund të bëhen edhe pjesë e lojës me shpërblime të shumta. “Të gjithë vizitorët e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2023 do të kenë mundësi të jenë pjesë e lojës shpërblyes, ku do të ketë shpërblime si bileta të aeroplani, akomodime në hotele të ndryshme, aranzhmane turistike, vaucher për spa center, shëtitje turistike, darkë për çifte edhe shume dhurata të tjera”, thuhet në njoftimin e Unionit të Turizmit të Kosovës.
Panairi përmbyllet më datën 18 mars, në ora 12:00, në hapësirat e sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku bëhet edhe tërheqja e shpërblimeve, përcjell albinfo.ch.
Për të dytin vit me radhë mbahet panairi i turizmit si projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe implementohet nga Swisscontant në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












