Futboll
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë
Në kuadër të 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizon një turne të futbollit të veçantë në nderim të këtij simboli të shenjtë të kombit tonë.
Ky turne nuk është vetëm një garë sportive, por një manifestim i dashurisë për atdheun, i bashkimit të shqiptarëve në mërgim dhe i ruajtjes së identitetit tonë kombëtar.
“Nëpërmjet futbollit ne synojmë të afrojmë zemrat e shqiptarëve kudo që jetojnë, të forcojmë lidhjet tona vëllazërore dhe të kujtojmë se pavarësia nuk është thjesht një datë në kalendar, por një ndjenjë krenarie, sakrifice dhe uniteti”, thuhet në njoftimin e Ligës Shqiptare të Futbollit, përcjell albinfo.at
Bashkohuni të gjithë për të festuar këtë ditë të madhe, me respekt për të kaluarën dhe me dashuri për të ardhmen.
Përveç ekipeve shqiptare nga vende të ndryshme në Austri, pjesëmarrjen në këtë turne e kanë konfirmuar edhe disa ekipe nga Kosova të cilët do të udhëtojnë enkas për të qenë pjesë e këtij turneu.
Turneu do të mbahet ditën e diel, me datën 23.11.2025, adresa: Anton – Baumgartner – straße 23, 1230 Vjenë
Sponzor medial i këtij turneu edhe këtë vit është platforma mediale shqiptare në Austri, Albinfo.at

E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












