Lajme
Me 26 cm trashësi, bora e re në Davos thyen rekordin për shtator
Në Montana (Valis) bora e re që ka reshur gjatë natës së mbrëmshme ka arritur trashësinë prej 25 cm Shtune. Ndërsa në Davos (Graubünden), madje 26 cm
Shtatori nuk është muaj i borës, ndonëse nganjëherë ndodhë edhe të reshë borë. Por, ajo që është regjistruar në mëngjesin e sotëm në disa pika të Zvicrës, përbën rekord për këtë muaj.
Kështu, në Montana (Valis) bora e re që ka reshur gjatë natës së mbrëmshme ka arritur trashësinë prej 25 cm Shtune. Ndërsa në Davos (Graubünden), madje 26 cm, shkruan srf.ch.
Si në Montana ashtu dhe në Davos matjet bëhen që nga viti 1931, transmeton albinfo.ch. Matja e trashësisë së borës së freskët bëhet në mënyrë manuale.
Fakti që matjet e 26 shtatorit 2020 bëjnë pjesë në zonën e rekordeve mund të jetë edhe i rastësishëm, për shkak të kohës së matjes.
Sikur sasia e borës të kishte rënë gjatë ditës dhe jo gjatë natës, siç është rasti tani, matja do të kishte treguar një rezultat tjetër, përcjell albinfo.ch. Në kohën e kaluar midis reshjeve të reja të borës dhe matjes, bora e re do të ishte ulur pak dhe kështu matja do të jepte një trashësi më të vogël të borës.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














