E-Diaspora

Me këmisha Edelweiss protestojnë kundër shamisë në shkolla

  • Jeton Kryeziu

  • Hamit Zeqiri

  • Isuf Sherifi

  • Mehrije Dyla-Gashi

Përzgjedhja e rrobave për nxënësit e shkollës sekundare Berg në Gossau të Cyrihut është bërë shkak për hapjen një debat të madh medial në nivel të Zvicrës. Pothuajse të gjitha mediet vendase e kanë botuar në faqet kryesore lajmin mbi ndalimin e këmishës „Edelweiss“.

Sherri ka nisë, kur një grup të rinjësh zviceranë janë paraqitur të premten në mësim me këmisha tradicionale zvicerane të njohura si „Edelweiss“ (në bazë të emrit të lules që është motiv i dizajnit të kësaj këmishe).

Mësuesja e klasës reagon dhe ua ndalon të rinjëve hyjren me këmisha në klasë me arsyetimin se me këto veshje rrezikohet mbarëvajtja e mësimit.

Arsyetimi i ndalimit të kësaj veshjeje ishte: Këto këmisha të mundjes, janë raciste.

Të befasuar me vendimin e mësueses, nxënësit nuk e kuptojnë se si ka mundësi që  “shamia të lejohet në shkollë, kurse këmishat Edelweiss jo“, thonë ata.

Sipas mësueses , raportet mes të rinjve zvicëranë dhe nxënësve me prejardhje nga Ballkani nuk janë fort të mira. Ajo me këtë ka dashur ta shmang ngritjen e tensionit. Shkolla ndërkohë është distancuar nga ky aksion i ngutshëm i mësueses. Ndërkaq reagimet në media e rrjete sociale janë të ndryshme.

Albinfo.ch me këtë rast ka marrë disa opinione rreth politizimit të kësaj këmishe që më tepër njihet si veshje e sportit tradicional të malësorëve zviceranë.

jk

Avokati Jeton Kryeziu deklaron se e kupton vendimin e shkollës në aspektin e qetësimit të situatës, por nuk sheh asnjë arsye tjetër për ndalimin e bartjes së këmishës.

„Në aspektin juridik, simbolet apo rrobat që përmbajnë shenja fyese apo raciste mundë të ndalohen, por jo edhe simbolet që janë në pronësi (apartenancës) të një shteti, një klubi apo një grupi. Përjashtim këtu bëjnë grupet e ndaluara që janë në kundërshtim me ligjin“.

Këmisha Edelweiss nuk përmban asnjë shenjë fyese, ajo i takon një veshjeje tradicionale të Zvicrës, thekson ai.

Sipas tij, politizimi i kësaj çëshjeje është plotësisht për shfrytëzim personal. “Mua me duket një incident i vogël që nuk është mirë e as e nevojshme të politizohet.

etrit hasler.png

Etrit Hasler, gazetar dhe deputet kantonal mendon se kjo paraqitje me këmishën Edelweiss, ka të bëjë me lejimin e bartjes së shamisë në një shkollë të Heerbrugg-ut.

Unë nuk mundë ta vlerësoj këtë akt, nuk kam qenë aty. Kjo është punë e stafit të shkollës, thotë shkurt Etrit Hasler.

Këmisha Edelweiss nuk është simbol politik dhe nisur nga kjo, s’ka arsye, shikuar nga këndvërshtrimi i parë, që të ndalohet, deklaron ai.

Por në këtë situatë konkrete duket qartë se aksioni është i orientuar kundër lejimit të bartjes së shamisë dhe e drejta për të protestuar duhet respektuar, kërkon ai. Të majtët dhe të djathtët, zviceranë apo të huaj, në këtë vend ka të drejtë secili qytetar ta shprehë mendimin e tij politik.

Se a pret tensionim të situatës mes nxënësve zviceranë dhe atyre me prejardhje të huaj, Hasler është i matur dhe thotë se situata është e nderë. Kjo që ka ndodhur me ndalesën më duket me e keqe se sa ajo që kanë bërë nxënësit. Edhe reagimi i mësueses, pavarësisht a ka pasur të drejtë apo jo, është një budallaki e tmerrshme. Kjo ka mundur të kalojë qetë e pa zhurmë të madhe. Krejt kjo duket që ka qenë tërësisht e panevojshme.

„Unë“, thotë Hasler, „jam kundër çdo mase të ndalimit gjeneral, jam kundër uniformave në shkolla. Jam vetë njëri nga ata nxënës që gjithmonë kam mbajtur në shkollë mantel lëkure të gjatë, bluzë të zezë dhe flokë të gjata. Ky ka qenë identiteti im dhe unë jam dukur ndryshe nga të tjerët. Këtë të drejtë duhet të mund ta gëzojë secili nxënës, nëse dikush dëshiron të shkojë në shkollë me shami, le ta bëjë, por edhe nëse patriotë zviceranë dëshirojnë të shkojnë në shkollë me këmishë Edelweiss, le ta bëjnë“.

Pyetja nuk shtrohet se çfarë veshim, por çfarë mesazhi dëshirojmë të japim.

Nëse nxënësit e vërtetë zviceranë me këmisha Edelweiss duan t’ju japin shokëve të tyre të huaj ndjenjën se ti nuk ke vlerë, atëherë kemi një problem ku shkolla duhet të intervenojë dhe t’i ndalojë gjërat e tilla, shprehet në fund të bisedës deputeti i kantonit St. Gallen, Etrit Hasler.

hamit7878

Hamit Zeqiri, udhëheqës i zyrës për integrim të Kantonit të Luzern- it FABIA dhe president i zyreve për integrim në nivel nacional KoFI, thotë se ndalesat e tilla nuk ndihmojnë nëse nuk përpunohet shkaku real i një demonstrimi të tillë. „Një shkollë e tillë duhet ta bëjë një analizë serioze të rastit, të punojë në temat të cilat e kanë sjellë këtë fenomen dhe t`i evitojë shkaqet e vërteta. Shumë shkolla që kanë një përqindje të lartë të nxënësve me prejardhje nga vende të tjera, kanë më pak probleme të kësaj natyre, ngase për ato diversiteti dhe shumëllojshmëria është rregull dhe normalitet“.

Sipas tij, rastet e tilla janë një “dhuratë” për rrethe të caktuara politike që të instrumentalizohen për agjendat përkatëse politike.

Isuf Sherifi.JPG

Isuf Sherifi, ekspert i migracionit, poet dhe kandidat i socialdemokratëve për zgjedhjet kantonale në kantonin e Sankt Gallenit, deklaron se është shumë me rëndësi mesazhi që përpiqen të përcjellin ata.

“Nëse e kanë bërë për reklamë, nuk ka asgjë të keqe, por nëse i kanë veshur për t’u dalluar nga të tjerët, atëherë kemi të bëjmë me një akt diferencues që nuk bën të injorohet”, thotë ai.

„Potenca e aksionit  dyshoj se është krejt tjetërkund, ky aksion mua më duket tendencë marketingu, në mënyrë që kjo këmishë të shitet. Nuk besoj se bëhet fjalë vetëm për patriotizëm“.

 m12

Mehrije Dyla-Gashi, mësuese e shkollës Sek në Theobald Baewart  e vlerëson nga përvoja e saj 15 vjeçare si pedagoge, vendimin për ndalimin e bartjes së këmishës Edelweiss si të paarsyeshëm. Ajo shprehet kundër ndalesave të këtij lloji. „Përderisa nuk paraqet ndonjë lloj racizmi, nuk e shoh të arsyeshëm ndalimin e bartjes së këmishës Edelweiss“, shprehet pedagogja Mehrije Dyla-Gashi.

Sipas saj këto raste nuk duhet politizuar sepse ne jetojmë në një shoqëri të hapur, kosmopolite dhe jo nën ndonjë regjim të caktuar.

„Mua personalisht nuk me pengon bartja e simboleve kombëtare, përderisa nuk ka ndonjë lloj tendence dhe është brenda etikës së lejuar“.

 

Ermira Lutfiu

Ermira Lutfiu, mësuese në një shkollë të Winterthurit është e mendimit se mësuesja në fjalë ka vepruar në afekt dhe reagimi i saj duket i panevojshëm. Mirëpo ka tregues që situatën e ka rënduar një shqetësim i mëparshëm, shprehet ajo. „Problemin mësuesja e klasës megjithatë nuk e ka zgjidhur duke ndaluar thjeshtë një këmishë. Detyra e shkollës do të ishte që të merret seriozisht me problemet e racizmit duke tematizuar ndarjet mes nxënësve me gjetjen e një zgjidhjeje konstruktive“.

Sipas saj, reagimi medial është plotësisht i tepruar dhe i papërshtatshëm për situatën. „SVP e keqpërdor këtë incident për politiken e tyre kundër të huajve për të nxitur edhe më tepër urrejtje“. Për shkollën e prekur kjo është krejt kontraproduktive, mendon Lutfiu

Për te që ushtron vetë profesionin e mësueses me fëmijë të nacionaliteteve të ndryshe, është e zakonshme që nxënësit të vijnë në shkollë me bluza që mbajnë simbole të vendeve të tyre. Kjo mënyrë e veshjejes nuk e pengon mësimin dhe përbën provokim, prandaj nuk ka arsye që të ndalohet, përfudon ajo.