Maqedonia

Me pasaportat me emrin e vjetër, mund të levizni lirshëm nga Zvicra në Maqedoni

Shtetasit e Maqedonisë Veriore që kanë ende pasaportat me emrin e vjetër e mund të udhëtojnë lirshëm për nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, shkruan albinfo.ch.

Ambasada e Maqedonisë Veriore në Bernë njofton se shtetasit maqedonas që posedojnë pasaporta me emrin e vjetër të shtetit por janë akoma të vlefshme, mund të udhëtojnë nga aeroportet e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut me të njëjtën pasaportë dhe nuk kanë nevojë për fletë udhëtim.

Bartësit e pasaportave që nuk janë të vlefshme mund të udhëtojnë nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut vetëm me fletë udhëtim. Fletë udhëtimi jepet pa termin edhe kushton 32 franga.

Bartësit e pasaportave me emrin e vjetër të shtetit, të cilat janë të vlefshme, por do të udhëtojnë nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut me makinë ose autobus, duhet të marrin fletë udhëtim në Ambasadë, pa termin dhe pa pagesë. Për të aplikuar për fletë udhëtim nevojitet pasaporta dhe një fotografi.