Shqipëria
“Me tren nga Zvicra në Shqipëri përmes korridoreve evropiane”
“Mirë do ishte që udhëtimin me tren ta bënim nga Zvicra në Shqipëri dhe shumë shpejt do ta bëjmë këtë nëpërmjet korridoreve evropiane, ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat”, u shpreh Belinda Balluku
Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se në të ardhmen do të kemi udhëtime nga Zvicra drejt Shqipërisë.
Gjatë udhëtimit me tren nga Cyrihu në Bern, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në korridoret hekurudhore evropiane dhe bashkëpunimin e ardhshëm me hekurudhën zvicerane për zhvillimin e transportit hekurudhor në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
“Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga 📍Cyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Balluku.
Deklarata e plotë e Belinda Ballukut:
“Mirë do ishte që udhëtimin me tren ta bënim nga Zvicra në Shqipëri dhe shumë shpejt do ta bëjmë këtë nëpërmjet korridoreve evropiane, ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin këtu në Zvicër.
Po bëjmë një udhëtim nga Cyrihu në Bernë duke provuar efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, për sa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor dhe duke nisur me projektin e parë hekurudhor nga Tirana në Durrës”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












