Kosova
Mediat e huaja i japin jehonë marrëveshjes për targa

Arritja e marrëveshjes lidhur me çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Kosova dhe Serbia arritën të pajtoheshin për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së rrezikshme për targat e makinave, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Aty potencohet se Kosova kishte planifikuar që nga e enjtja të fillonte shqiptimin e gjobave për rreth 10,000 shoferë serbë që vazhdojnë të përdorin targat e makinave të lëshuara nga Serbia.
Shkrimi vijon tutje me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e quajti hap gjigant përpara arritjen e kësaj marrëveshje.
Jehonë arritjes së marrëveshjes i ka dhënë edhe BBC. Mediumi britanik shkruan se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për të zbutur mosmarrëveshjen për targat, që mund të kishin sjellë deri te dhuna.
Kosova dhe Serbia të hënën dështuan të arrijnë një marrëveshje në Bruksel. Kurti e Vuçiq, të mërkurën, i dërguan dy kryenegociatorët e tyre Bislimin e Petkoviqin, të cilët ranë dakord për targat, që kanë mbajtur në tension vendin javëve të fundit. Borell njoftoi se tash e tutje në Bruksel do të ketë bisedime për normalizim marrëdhëniesh dhe nëse njëra palë bllokon, BE do ta ndërprejë procesin. Po ashtu në deklaratën e Borell u tha që palët e kuptojnë se duhen implementuar marrëveshjet në Bruksel.
E-Diaspora
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës” Kryeministri Kurti ka takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të...
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023
-
Përparim Avdili “merr ndihmën” e James Bondit për t’u zgjedhur deputet federal
-
Diaspora ka pranuar 2778 tekste të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë
-
Shqiptarja, pjesë e jurisë të “Miss USA 2023”
Jeta në Zvicër
-
Popullsia zvicerane ndihet më keq tani se para Covid 34% e të anketuarve thonë se nuk janë në shëndet të përsosur...
-
Pak vendosin helmeta në Zvicër
-
Tunelet do të jenë pa pagesë
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023