Shqipëria
Mediat franceze: Turizmi në Shqipëri është kthyer në trend
Të kalosh një javë në Shqipëri nuk kushton shumë, thekson më tej Lefebvre
Turizmi në Shqipëri është kthyer në trend, sipas Radio France. “Objektivi i vendit mesdhetar është të mirëpresë 4 milionë turistë në vit dhe ndoshta një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, thotë media franceze.
Gazetari Philippe Lefebvre nuk i kursen lëvdatat për Shqipërinë si një destinacion të ri turistik, e mbi të gjitha, siç nënvizon ai, edhe si një vend më të përballueshëm në brigjet e Adriatikut krahasuar me Italinë dhe Greqinë. Niseni turin tuaj duke vizituar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, e zbuloni atje edhe disa gjurmë të diktaturës së Enver Hoxhës, këshillon ai turistët e interesuar. Ato fillojnë me bunkerët e instaluar në qendër të kryeqytetit, të shndërruara së fundmi në galeri arti, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Më pas, vizitoni Muzeun Kombëtar të Përgjimeve të njohur si “Shtëpia e gjetheve”, hapur më 23 maj 2017. “Shtëpia e gjetheve” ishte në të njëjtën kohë shtabi i përgjimeve telefonike të kryeqytetit, ku agjentët e Sigurimit, policia sekrete, mund të ndiqnin veprimet e përditshme të 40 mijë familjeve, thotë ai si për t`i shtuar mister këshillës për të vizituar vendin tonë. Të zbulosh Shqipërinë është shumë e thjeshtë, pasi vendi nuk është shumë i madh. Ju mund të arrini shpejt nga plazhet e Adriatikut në malin e Korabit, që arrin lartësinë 2753 metra.
Mos u largoni nga Tirana pa vizituar Selinë e Shenjtë të Bektashinjve, vazhdon reporteri, e më pas mund të merrni rrugën për në Berat dhe të zbuloni këtë qytet të klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i quajtur ndryshe “Qyteti i një mbi një dritareve”. Së fundi, përpara se të synonin mbërritjen në portin e Durrësit dhe plazhet e qytetit, mos humbisni të zbuloni vendndodhjen antike të Apolonisë të themeluar në vitin 588 para Krishtit, aseti numër një i vendit.
Të kalosh një javë në Shqipëri nuk kushton shumë, thekson më tej Lefebvre. Ju mund të gjeni akomodime me 60 euro për person. Përsa i përket hotelit me pamje nga deti, çmimi më i lartë arrin në 90 euro nata, shprehet ai, ndërsa nuk harron të lavdërojë specialitetet vendase, si byrekët apo edhe djathërat dhe verërat.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite












