Kosova

Mediat italiane për Alvinin: Më detyronin të gjuaja me armë!

"Më detyronin të flisja vetëm arabisht. Nuk më linin që të shkoja në shkollë”

Meqenëse Alvin Berisha iu bashkua ditën e sotme në Itali familjes së tij biologjike, pas muajsh të tërë përpjekjeje për ta shpëtuar nga kampi famëkeq në Siri, ku ndodhej prej 5 vjetësh.

Media italiane ka zbardhur një pjesë të dëshmisë që Alvini ka dhënë në polici për jetesën në kampin e Al Holit në Siri.

“Mami vishej si ninxha. Në Siri na mësonin të luftonim. Qëllonin shpesh me armë dhe donin të bëhesha ushtar. Më detyronin të flisja vetëm arabisht. Nuk më linin që të shkoja në shkollë”, mësohet të ketë thënë vogëlushi. Alvini e kishte humbur nënën e tij, Valbonën, dy vjet më parë pas një bombardimi në Siri, pasi i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS, përcjell albinfo.ch.