Lajme

Mediumi gjerman për Rashicën: Raketa e Werderit, drejt Bayernit

Ylli i Kosovës dhe i skuadrës gjermane Werder Bermen, Milot Rashica, ka filluar të raportohet për një kalim te gjiganti gjerman Bayern Munich.

Për këtë edhe mediumi gjerman ‘Deichstube’ i ka kushtuar një artikull Milotit, pasi që po vlerësohet si një opsion mjaft i mirë për skuadrën e Bayernit, përcjell albinfo.ch.

Sipas këtij mediumi, Rashica është i shpejtë dhe i fortë, andaj të mbetet në Bremen është e pamundur.

Përveç Bayernit për Milotin janë të interesuara edhe disa klube të tjera ku një nga ta është Aston Villa.

Tarifa e këtij transferimi është diskutuar që mund të jetë rreth 40 milionë euro.