Lajme
Konfirmohet interesimi i Kosovës për Orges Bunjakun
Orges Bunjaku është futbollisti i radhës që Kosova synon ta ketë pjesë të saj. Mesfushori Bunjaku është duke u përcjellë nga vetë përzgjedhësi Bernard Challandes. Interesimin për Bunjakun e ka konfirmuar menaxheri i Kosovës, Bajram Shala.
“Përzgjedhësi Bernard Challand e ka përcjellë dhe e njeh atë”, ka thënë shkurt Shala për Sportin në KTV.
18-vjeçari kosovar mori lëvdata pas debutimit të suksesshëm në fundjavë me ekipin e parë të Baselit, pasi asistoi në golin e dytë në duelin që Baseli e fitoi ndaj Zurichut, 4:0.
Madje, drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbizden, kishte thënë se Bunjaku, që nga dita e parë e grumbullimit, ka treguar se ka dëshirë të luajë e jo vetëm të stërvitet me ekipin e parë.
Orges Bunjaku është zhvilluar si futbollist në Akademinë e Baselit, ndërsa me grupmoshën U21 të këtij ekipi ka një gol të shënuar në 14 ndeshje dhe ka kontratë deri në vitin 2022.
Bunjaku ka qenë edhe pjesë e të gjitha grupmoshave të Zvicrës dhe me grupmoshën U19, ka tri gola në gjashtë ballafaqime, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













