Kosova
Mërgimtarët të painformuar për pagesën online të kartonit të gjelbër
Ndonëse këtë vit institucionet kanë ndërmarrë masa lehtësuese në procedurat kufitare për mërgimtarët, këta të fundit si duket nuk janë të informuar
Gjatë vizitës së bërë në pikën kufitare në Merdare, është njoftuar se mërgimtarët nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovë, por që Kartonin e Gjelbër po vazhdojnë ta paguajnë ashtu siç e kanë paguar viteve të tjera, pasi që nuk janë të informuar se me Kartonin e Gjelbër mund të pajisen edhe online.
Bashkatdhetari, Sabit Berisha i cili po vinte nga Gjermani teksa po kalonte kufirin në Merdare ka deklaruar se për mundësinë e pagesës online të Kartonit të Gjelbër nuk është i informuar, prandaj ai pagesën e ka kryer posa ka arritur në kufi, raporton televizioni publik i Kosovës.
“Mirë kemi kaluar rrugës shumë, kolona nuk ka pasur në kufi. Kemi kaluar shumë mirë, na kanë pritur mirë. Jo nuk jam i informuar. Unë tani e pagova me para në dorë, 20 euro për një muaj”, ka thënë ky bashkatdhetar, përcjell albinfo.ch.
Sikurse Berisha, ashtu edhe Nderim Hiseni thotë se nuk kanë marrë asnjë informacion se Kartonin e Gjelbër këtë vit mund ta paguajnë online.
Sa i përket pritjeve ai thotë se tri orë ka pritur në kufirin e Serbisë, por që në atë të Kosovës nuk kanë pasur telashe.
Për dallim nga dy mërgimtarët tjerë që nuk janë informuar fare për pagesën online të Kartonit të Gjelbër, Vilson Gashi thotë se është informuar me vonesë prandaj edhe ky pagesën e ka kryer me të arritur në Merdare.
“Kemi pasur informacione, por kam dëgjuar pak me vonesë dhe e mora këtu menjëherë, por kaluam shumë shpejt, mirë është. Jo, jo absolut pesë minuta dhe menjëherë kalova”, ka bërë të ditur ky bashkatdhetar.
Për dallim prej mërgimtarëve që hyjnë në Kosovë e nuk presin gjatë, në pikën kufitare në Merdar të revoltuar janë ata të cilët po presin disa orë për të dal nga Kosova pasi që i ka kryer pushimet e tyre.
Visar Nikqi, i cili po kthehej në Gjermani ka thënë se për të kaluar pikën kufitare në Merdar është duke pritur afër dy orë dhe se krahas pritjeve atë po e shqetëson edhe pandërgjegjshmëria e vetë mërgimtarëve të cilët po e tejkalojnë radhën.
Ai thotë se është informuar për mundësinë e pagesës online të Kartonit të Gjelbër, por që ai këtë obligim e ka kryer në momentin kur ka arritur në kufi.
Se bashkatdhetarët nuk janë të informuar për pagesën online të Kartonit të Gjelbër e ka pranuar edhe vetë ministri i Diasporës, Dardan Gashi i cili ka “harruar” se është kompetencë e dikasterit që ai udhëheqë që me kohë t’i informoj mërgimtarët për këtë çështje.
E sa i takon rezolutës që parasheh lehtësira në procedurat kufitare për mërgimtarët e cila javë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PSD-së, Faton Topalli, i cili është edhe iniciues i saj thotë se kjo rezolutë ka gjetur zbatim, ndonëse policia kufitare nuk ka marr asnjë shkresë zyrtare se kjo rezolutë ka hyrë në fuqi.
Deputeti Topalli, bëri të ditur se problemet më të mëdha janë në kufirin me shtetin serb. Po ashtu, ai tregoi se, rezoluta parasheh që edhe numri i policisë në periudhën 15 korrik-15 shtator duhet të dyfishohet.
Ai ka ftuar MBP-në dhe të gjithë punonjësit në pikat kufitare që të japim maksimumin me qëllim që bashkatdhetarët të kalojnë me procedura të lehtësuara ashtu siç e parasheh rezoluta.
Ndryshe, kjo rezolutë e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës më 8 korrik të këtij viti dhe do të aplikohet për periudhën 6 korrik 2018 deri më 31 gusht 2018.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












