Kosova
Mërgimtarit i digjet shtëpia në Kosovë
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, në fshatin Shakovicë të Podujevës një shtëpi e një mërgimtari që jeton në Gjermani është kapluar nga zjarri.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.
“Fsh. Shakovicë, Podujevë 06.09.2019 – 05:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar i cili jeton në Gjermani e kishte kapluar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit në atë shtëpi janë shkaktuar dëme vlera e të cilave ende nuk dihet. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin”, thotë Policia. Rastin Policia e ka cilësuar si “zjarrvënie” percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global
Jeta në Zvicër
-
Moutier: Afati i fundit për ndërrimin falas të targave të Bernës me ato të Jura-s Në Moutier kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për të bërë falas ndërrimin e targave të... -
Zvicra nga viti 2028 me platformë digjitale për AVS dhe AI -
Fund i një epoke: SWISS ndalon shitjet “duty-free” në avionë -
Zvicra synon lehtësimin e aksesit në pilulën e emergjencës -
BE mbështet reformën për përfitimet e papunësisë për punëtorët ndërkufitarë, kosto shtesë të mundshme për Zvicrën















