Ekspozita

Mervan Mustafa shpalosi ekspozitën e tij në Londër

Ekspozita u prit mjaft mirë nga artdashësit anglez, në hapje u panë dhe shumë personalitete dhe fytyra publike nga vendi ynë.

Artisti Mustafa thotë përmes punimeve kame shprehur se si njerëzit kanë jetuar nëpër izolime te ndryshme, apo brenda një kuadrati të caktuar, vet jeta si e tillë gjendet brenda një kuadrati të caktuar.

Jeta si një anti-tezë e çdo individi në veçanti dhe e shoqërisë ka barrierat e saj janë sa më të natyrshme aq edhe paradoksale, sa e organizuar aq edhe spontane.

Shpesh here kemi hasur teori të cilat kanë interpretuar jetën si një proces evolutiv që në vazhdimësi ka pasur ndryshime. Të tilla ndryshime ku më shumë, e ku më pak i kemi përjetuar e realizuar me kënaqësi, por edhe brengat dhe stuhitë që do t’i sjell vet jeta e njeriu dashje dhe pa dashje duhet t’i kaloj dhe përjetoj.

Kuadrati im në pikturat e mija shpreh jetën, lirinë dhe ambicien…

Kurse profesor Fatmir Krypa thotë se Mervani dikur si student erdhi me pak njohuri rreth grafikës pasi që grafika nuk ka qenë e aplikuar paraprakisht në shkollimin e mesme, por brenda pak kohe Mervani me angazhimin, intuitën, potencialin e tij u bë bartësi kryesor i studentëve në grafik, ku për këtë edhe mori çmimin student i dalluar.

Prof. msc. Fatmir Krypa gjithashtu për punën e artistit shprehet: “Krijimtaria artistike e Mervan Mustafës duhet të shikohet dhe të analizohet nga dy rrafshe, në rrafshin e artit të grafikës, ku me pasion të lartë studioj dhe magjistroj, si dhe në atë të pikturës ku implementoi synimet e artit të ngjyrës me fokus të gjerë nga sfera imagjinatave. Në veprat e fundit “Jeta në kuadrat” Pasqyrohen disa nga grafikat të cilat janë të realizuara në teknikën e litografisë, akuatintës, si dhe në teknikën e kombinuar dhe në monotipi, që të gjitha këto me motive dhe elemente  nga trevat karakteristike të vendit tonë”.

Ndonëse shumica e grafikave janë të realizuara në teknikën bardhë e zi, materizimi i formave dhe valerit përcaktojnë qartë motivin përmbajtësor. Ato kanë një emërues të përbashkët, kompozicion me dritare dhe derë të hapur, ose të mbyllur në enterier apo në eksterier. Të gjitha këto të përcjellura me një sfond të murit me teksturë të plasaritur e cila krijon një lidhshmëri të mirë të këtyre elementeve përmbatësore të grafikës.

Në trajtat tjera kompozicionale të grafikave, vërehet ndonjë figurë në formë siluete e shoqëruar me një hijezim të saj, i cili e shoqëron dhe e përmban elementin primar të grafikës. Pothuajse në të gjitha grafikat i hasim motivet nga nëpër trevat tona, nga jeta në fshat dhe qytet. Grafika e cila mbizotëron në kuadër të këtij cikli dhe që i jep trajtim tematik, është grafika me dritare në sfond të bardhë mu në mes të kompozicionit me kornizë dhe me një tonë të zi në pjesën e poshtme.

Kur i ndjekim me vëmendje krijimet grafike të Mervan Mustafës, ato synojnë të pasqyrojnë krijimtarinë individuale në dekadën e fundit të cilat e profilizojnë dhe e ngrisin impresionet jetësore të trevave ku krijuesi vepron me botën e emocioneve të shprehura në grafikë apo në pikturë.