Sporte Luftarake
Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Florian Markut

Boksieri shqiptar, Florian Marku, mund të përballet me britanikun Xhosh Keli, një duel që do të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm. Lajmin e konfirmoi “Sky Sports”, që i referohet si promotorit të boksierit shqiptar, i pamposhtur në karrierën e tij (12 fitore e 1 barazim), ashtu dhe promotorit të boksierit britanik, përcjell albinfo.ch.
Xhosh Kelli (12 fitore, 1 humbje e 1 barazim), dueloi më 2 dhjetor ndaj patriotit të tij Troj Uiliamson, ndërsa Marku nuk duelon që prej gushtit të këtij viti, kur mundi meksikanin Miguel Parra Ramirez.
“Kjo përballje me Xhosh Kelin është një sfidë që Florian Marku e dëshiron. Kris Kongo ose Xhosh Kelly, ata janë betejat e mëdha për Florianin”, tha Ben Shalom për “Sky Sports”.
Këtë gjë e konfirmoi edhe Kajll Sauerland, promotori i Xhosh Kelli.
“Natyrisht që kjo sfidë me Marku do të ishte një përballje e madhe, mjaft tërheqëse. Kemi dëgjuar shumë për të. Gjithsesi, Marku nuk është rivali i vetëm, por Marku është në listën e rivalëve. Një sfidë me “mbretin shqiptar” (albanian king-nofka e Markut) do të ishte mjaft interesante, pasi do të sillte shumë fansa e të ardhura. Ne dëshirojmë shumë fansa, bileta të shitura, audiencë të madhe në TV”, tha mes tjerash Sauerland.
E-Diaspora
-
Mediat suedeze: Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë Duket se lajmi për vrasjen e gruas N. M., e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka...
-
Mynih: Organizohet simpozium shkencor për diasporën
-
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënoi Festën e Flamurit Kombëtar
-
Shqiptarja, në ballinën e revistës botërore “Harper’s Bazaar”
-
Edhe Shkolla Shqipe në Lozanë festoi Ditën e Flamurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është “frenimi i borxhit” në Zvicër dhe si ndikon ai te banorët? Ndërsa Gjermania fqinje po ndeshet me zbutjen e saj të frenimit të borxhit, ju mund të...
-
Hapen më shumë zona për sportet dimërore, vendet ku mund të skijoni në fundjavë
-
Nëntori me shi dhe i nxehtë në Zvicër
-
Sa leje të punës do të lëshojë Zvicra për vitin 2024
-
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në botë