Lajme
Mësuesit vullnetarë nga Amerika vijnë në Kosovë
Grupi i dytë prej 37 vullnetarëve amerikanë që i përkasin Korpusit të Paqes, për dy vite do të qëndrojnë në Kosovë, për t’ua mësuar anglishten nxënësve kosovarë
Të dielën në Kosovë do të arrij grupi i dytë prej 37 vullnetarëve amerikanë që i përkasin Korpusit të Paqes, për t’u mësuar nxënësve kosovarë, gjuhen angleze. Me grupin e dytë, numri i përgjithshëm i vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, arrijë në 60 sosh.
Vullnetarët janë amerikan të cilët vijnë nga gjithë SHBA-të dhe punojnë për dy vite si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, kryesisht në zonat rurale dhe gjithnjë në bashkëpunim me mësimdhënësit vendor.
“Para se të vendosen në komunitetet ku do të punojnë për dy vite si mësimdhënës të gjuhës angleze, vullnetarët mbajnë trajnim intenziv tre-mujor mbi gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre; pjesën teorike dhe praktike të mësimdhënies së gjuhës angleze si dhe trajnimin e obliguar mbi sigurinë dhe shëndetin e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Korpusi i Paqes filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga e cila formalisht nënshkroi një marrëveshje shtetërore me zyrtarë të Korpusit të Paqes në shtator të vitit 2013.
“Vullnetarët e Korpusit të Paqes duhet të jenë shtetas të SHBA-ve. Shërbimi në Korpusin e Paqes është një angazhim 27-mujor dhe misioni i agjencisë është që të promovojë paqen dhe miqësinë botërore dhe të kuptuarit më të mirë mes amerikanëve dhe popujve të shteteve tjera”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, që kur Presidenti John F. Kennedy themeloi Korpusin e Paqes me anë të një urdhër ekzekutiv me 11 mars 1961, deri më tani më shumë se 215 mijë amerikanë kanë shërbyer në 140 shtete nikoqire.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata Ato këshillojnë udhëtarët të përgatiten mirë për të minimizuar kohën e pritjes, duke paketuar dhe përgatitur... -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil -
Ndihma federale për zhdëmtimin e viktimave nga Crans Montana












