Shqipëria

Meta i shpreh shqetësimin ambasadores kroate për “Ballistin”

Kreu i shtetit i ka shprehur shqetësimin për rrezikimin e jetës së Morinës i njohur si “Ballisti” në rast ekstradimi, dhe mosgarantimin e një procesi të drejtë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar ambasadoren e Kroacisë në një takim  ambasadoren kroate Sanja Bujas Juraga, për të diskutuar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë kroate e cila i hapi rrugë ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi.

Kreu i shtetit i ka shprehur shqetësimin për rrezikimin e jetës së Morinës i njohur si “Ballisti” në rast ekstradimi, dhe mosgarantimin e një procesi të drejtë.

Ndërkohë, ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç i ka quajtur spekulime deklaratat se për Morinën nuk do të bëhet një gjyq i paanshëm. Ajo deklaron se gjykatat serbe do t’i garantojnë një gjykim të drejtë Ismail Morinës.