Lajme
Meta pati një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh në tremujorin e parë
Meta, firma mëmë e Facebook-ut dhe e Instagramit, ka raportuar një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë për një periudhë në të cilën u shkurtuan shumë vende pune.
Kompania tha se inteligjenca artificiale (AI) ishte “duke sjellë rezultate të mira” në gjithë biznesin e saj.
Të ardhurat totale ishin 28.6 miliardë dollarë, derisa numri i njerëzve në Facebook çdo muaj u rrit në pak më pak se tre miliardë.
“Komuniteti ynë vazhdon të rritet”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg.
“Ne po bëhemi gjithashtu më efikas, në mënyrë që të mund të ndërtojmë produkte më të mira më shpejt dhe ta vendosim veten në një pozicion më të fortë për të ofruar vizionin tonë afatgjatë”, tha ai.
Meta gjithashtu në të ardhmen sheh “një mundësi për t’iu prezantuar miliarda njerëzve agjentë të AI-s në mënyra që do të jenë të dobishme dhe kuptimplote”, iu tha Zuckerberg investitorëve.
Ndërsa ofroi pak detaje, ai tha se Meta po “eksploronte përvojat e bisedave në WhatsApp dhe Messenger, mjetet e krijimit vizual për postimet në Facebook dhe Instagram dhe reklamat, si dhe me kalimin e kohës, edhe përvojat video dhe multimodale”.
Shifrat pozitive financiare përkojnë me një periudhë ku Meta ka shkurtuar vendet e punës dhe projektet.
Synimi ishte që ta bënte vitin 2023 “një vit efikasiteti”, tha Zuckerberg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri Në rrugët e njohura të galerive në qytetin e vjetër, aty ku ekspozohen veprat e artistëve...
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
Jeta në Zvicër
-
Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën Dragan Stojkoviq e vlerëson kapitenin e Zvicrës...
-
Amir Saipi, zvicerani me origjinë kosovare, një nga portierët më premtues të futbollit zviceran
-
Ristrukturohet Migros Lucerne dhe Ticino, preken vende pune
-
Lozana riorganizon policinë e saj bashkiake dhe vendos tre herë më shumë përcjellje policore
-
Gjykata zvicerane i jep të drejtë kompanisë së orëve që shkuarjen në tualet ua llogarit punonjësve pushim