Lajme
Mijëra fëmijë nuk dinë mjaftueshëm gjermanisht për të ndjekur mësimet në shkollat austriake
Austria përballet me një dukuri të mungesës së njohjes së gjuhes gjermane nga banorët e saj
Rreth 60 për qind e fëmijëve që duhet të ndjekin mësime speciale në shkollën fillore për shkak se gjermanishtja e tyre nuk është në nivelin e duhur, kanë lindur në Austri dhe kanë ndjekur më parë kopshte gjermanishtfolëse, njofton albinfo.at.
Ish-qeveria federale ÖVP-FPÖ që prezantoi mësime përmirësuese gjermane në vitin 2018 për studentët që nuk mund të merrnin pjesë në mësim për shkak të mungesës së aftësive të gjuhës gjermane dhe u klasifikuan si “außerordentlich” ose “të jashtëzakonshëm” në kuptimin, jo të mirë.
Shumë fëmijë hyjnë në këtë grup, veçanërisht në Vjenë. Në vitin shkollor 2020/21, sipas të dhënave aktuale të Statistikave të Austrisë, çdo i shtati nxënës në shkollën fillore është renditur si i jashtëzakonshëm. Gjithsej 10.484 nxënës të shkollave fillore vjeneze me probleme gjermane morën status të jashtëzakonshëm. Prej tyre, 4,526 ndoqën një klasë përmirësuese gjermane.
Partia ÖVP tani u bën thirrje prindërve të fëmijëve që nuk e kalojnë testin e gjuhës shkollore gjatë vlerësimit në kopshtin e fëmijëve, të ndjekin një kurs prindërimi të drejtuar nga Fondi Austriak i Integrimit (ÖIF) – ose një kurs të detyrueshëm gjermanisht. Përveç kësaj, partia beson se “pothuajse të gjitha” broshurat dhe informacionet nga qyteti i Vjenës duhet të jenë të disponueshme vetëm në gjermanisht, shkruan gazeta Der Standard.
Qyteti i Vjenës ka refuzuar të përmbushë këtë kërkesë dhe thotë se do të rrisë numrin e mësuesve të mbështetjes gjuhësore nga 300 në 500. Qyteti i Vjenës ka përgjegjësi vetëm për kopshtet, shkollat janë nën përgjegjësinë e qeverisë federale. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët Qyteti i Bernës planifikon të zgjerojë kapacitetet e parkingjeve për biçikleta pranë stacionit kryesor të trenit,... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF













