Shqipëria

Majko kërkon që Samiti i Diasporës të jetë i përvitshëm

Në veprimtarinë përmbyllëse të Samitit II të Diasporës Shqiptare, të mbajtur në sheshin “Gjergj Kastrioti” me rastin e 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka dhënë një popozim interesant për të gjithë pjesëmarrësit. 

Ai fillimisht përshëndeti pjesëmarrjen e gjerë të shqiptarëve nga anekënd botës, nga Australia në Alaskë, nga Gjermania në SHBA, por më të veçantët, theksoi ai, janë arbëreshët, përcjell albinfo.ch.

Majko deklaroi se ky takim duhet të kthehet në një ritual të përvitshëm. “Jemi këtu me shqiptarët nga diaspora, me këtë rast më lejoni t’ju falënderoj për këtë pritje të veçantë në qytetin e Lezhës. Këtë datë të rëndësishme, duhet ta kthejmë në një ngjarje të përvitshme”, theksoi ai.