Shqipëria

Ministria e Drejtësisë në Tiranë ngjyroset portokalli

Solidaritet me gratë e dhunuara ka bërë që ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë  të ngjyroset me portokalli, duke iu bashkuar kështu fushatës kundër dhunës ndaj grave, transmeton albinfo.ch.

Tashmë ka nisur fushata kombëtare e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me temë “Bëje botën portokalli: Më dëgjo dhe mua”. Fushata sensibilizuese, e cila është shoqëruar me një sërë aktivitetesh gjatë muajit dhjetor, ka pasur në fokus të saj thirrjen për t’i dëgjuar dhe besuar gratë dhe vajzat e dhunuara, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit.

Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri, 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra.