Kosova
Ministria e Financave: Pagat do të dalin me rritje në fund të këtij muaji
Ministria e Financave thonë se pagat do të dalin me rritje
Pak ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për paga për sektorin publik, institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese, si vlerësim i përputhshmërisë së këtij Ligji me Kushtetutë.
Thuhet se Avokati i Popullit ka kërkuar vendosjen e masës së përkohshme ndaj zbatimit të Ligjit për paga në sektorin publik, deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
Duke qenë se Ligji për paga, i sapohyrë në fuqi, rregullon rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, 30 për qind do të mbeten jashtë.
Me këtȅ, Ligji për pagat do të duhej të zbatohej nga janari i vitit 2020, ku përfshihen pagat e muajit dhjetor 2019. Por, për shkak të kontestimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, mbetet e paqartë nëse punonjësit e përfshirë në rritje të pagave, me këtë ligj do t’i marrin rrogat me rritje nga janari.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kërkesës së Avokatit të Popullit.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave thonë se pagat do të dalin me rritje deri në një vendim përfundimtar për pezullimin e ligjit, teksa tri sindikata kanë paralajmëruar greva e protesta nga java e ardhshme në rast se Ligji për pagat pezullohet nga Kushtetuesja, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












