Kosova
Ministrja Haxhiu takon ambasadorin zviceran në Kosovë
Ambasadori Lebet theksoi se Zvicra mbetet e përkushtuar qe t’i avancojë edhe më tej projektet e përbashkëta dhe gjithashtu është diskutuar mundësia e bashkëpunimit edhe në fusha tjera
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur sot në një takim njoftues, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Ambasadori Lebet e ka uruar ministren Albulena Haxhiu për marrjen e pozitës për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë dhe ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahjen e shtetit zviceran në të ardhmen, thuhet në njüë njoftim shtypi nga ministria në fjalë.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori Lebet theksoi se Zvicra mbetet e përkushtuar qe t’i avancojë edhe më tej projektet e përbashkëta dhe gjithashtu është diskutuar mundësia e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me qëllim të ndërtimit të besimit në drejtësi dhe shtetin e së drejtës.
Po ashtu, Ambasadori Lebet ka mirëpritur anulimin e procesit të emërimit të noterëve dhe ka uruar ministren Haxhiu për hapat e parë të ndërmarrura drejt procesit të vettingut.
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu ka shprehur vlerësimin e saj për raportin dhe marrëdhënien e mirë që ka shteti zviceran me Republikën e Kosovës dhe njëherit ka falënderuar Ambasadorin Lebet për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
Ambasadori Lebet ka falënderuar ministren Haxhiu për vullnetin e saj për të bashkëpunuar në të ardhmen në shumë fusha dhe njëherit theksoi se Zvicra mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin dhe ruajtjen e raportit të shkëlqyeshëm që ka me Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













