Mitdhënia në rënie në Maqedoni
Hulumtimi bën të ditur se qytetarët nuk e vlerësojnë miton si kriminalitet, por si diçka që duhet të bëjnë për të kryer shërbimet e tyre
Në Maqedoni qytetarët më pak japin mito dhe kanë përvojë me korrupsionin nga qytetarët e vendeve të tjera të rajonit të Evropës Juglindore, bën të ditur një hulumtim i realizuar nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), raportojnë mediet e Shkupit.
Sipas hulumtimit, në Maqedoni 10,8 për qind e qytetarëve kanë pasur ndonjë rast të ballafaqohen me korrupsion në administratën shtetërore, ndërsa me mitdhënie konkrete janë ballafaquar 6,2 për qind, të cilët kanë dhënë para për të kryer shërbimet e tyre.
Sipas hulumtimit të prezantuar sot, pagesa më e lartë e mitos ka qenë 470 euro, por jozyrtarisht bëhet e ditur për pagesën edhe të shumave më të larta, që realizohen nëpërmjet formave të ndryshme.
Më së shumti ofrohet mito për mjekët, policët dhe profesorët. Të preferuar për mito janë edhe shërbimet e kadastrave.
Në të shumtën e rasteve, mitdhënia shkon me para, edhe ate 45 për qind, ndërsa pjesa tjetër në ushqime dhe pije.
Hulumtimi bën të ditur se qytetarët nuk e vlerësojnë miton si kriminalitet, por si diçka që duhet të bëjnë për të kryer shërbimet e tyre.
Hulumtimi bën të ditur se në vendet e tjera të rajonit qytetarët përballen në masë të madhe me këtë dukuri të korrupsionit.
Ndërkohë, zonat ku më e theksuar është mitdhënia në Maqedonia është ajo e pjesën e Shkupit dhe atë juglindore, ndërsa më pak në pjesën jugperëndimore, Pollog dhe Pellagoni.
Hulumtimi i ESHS-së u realizua vitin e kaluar në kuadër të projektit “Korrupsioni në vendet e Ballkanit Perëndimor”, dhe në të u përfshinë mbi 3,500 të anketuar.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












