Lajme
Mjegull në Kosovë, anulohen katër fluturime
Sipas njoftimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak të mjegullës së dendur, janë anuluar disa fluturime, në mesin e tyre edhe një për Cyrih
Ngitja e temperaturave sërish ka kthyer në Kosovë mjegullën e dendur e cila ka krijuar vështirësi në komunikacion. Po ashtu, sipas njoftimeve nga Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak të mjegullës janë anuluar disa fluturime, në mesin e tyre edhe për Cyrih.
Sipas njoftimeve, ardhjet nga Lubjana në orën 14:45 dhe nga Cyrihu i paraparë për orën 15:30 janë anuluar. Po ashtu dy fluturime tjera nga Prishtina për në Shtutgard dhe Lubjanë janë anuluar, raporton Koha. Fluturimi për në Lubjanë ishte paraparë për orën 15:15, transmeton albinfo.ch.
Gjatë ditëve të shkuara, Kosova dhe rajoni i Ballkanit u përballa me temperatura të ulëta “siberiane”, që shkuan deri minus 20 gradë. Ndërsa gjatë kësaj jave, meteorologët kanë parashikuar ngritje të temperaturave, që të shkojnë deri 13 gradë. Kjo ka shkaktuar edhe mjegull të dendur në Rrafshin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë











