Kosova
Mjeku australian që kryen ndërhyrje kirurgjikale falas në Kosovë e Shqipëri
Kirurgu australian, Dr Paddy Dewan kryen kontrolle të rregullta në Kosovë dhe Shqipëri.
Ai sapo është kthyer nga vizita e tij e fundit ku ekzaminoi falas 76 fëmijë dhe kreu 36 ndërhyrje kirurgjikale.
Dr Dewan shpëton jetë nëpërmjet ndërhyrjeve që për momentin nuk arrihen të kryhen nga mjekët e atjeshëm, shkruan “sbs.com.au”.
Me anë të tyre ai synon jo vetëm shërimin e fëmijëve, por edhe trajnimin e personelit mjekësor në vend që në të ardhmen do të jetë në gjendje që këto ndërhyrje t’i kryejë vetë.
Të martën që shkoi komuniteti shqiptar në Melburn u mblodh në një mbrëmje bamirëse me qëllim mbledhjen e fondeve për vizitat e Dr Dewan.
Ishte kjo një iniciativë e John Taip, i cili ka kohë që e mbështet punën e Dr. Dewan.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














