Shqipëria

Mjeku shqiptar i prekur nga virusi: Ndihem shumë mirë, mos keni frikë!

Mjeku Arben Agolli nga Dibra në Maqedoni është infektuar me COVID-19, derisa po ushtronte profesionin e tij si pediatër.

Është bërë e ditur se mjeku i njohur dibran, Arben Agolli, të martën është konstatuar i infektuar me virusin korona. Në një intervistë ekskluzive për Lajm.Tv ai flet për gjendjen e vet shëndetësore, deri sa po qëndron i mbyllur në izolim shtëpiak, përcjell albinfo.ch.

Agolli thotë se ende nuk i janë paraqitur simptomat e gripit që shkakton koronavirusi, kurse ka një porosi te të gjithë qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm. Ai ka treguar se si e pranoi lajm se është i infektuar me koronavirus.

“Lajmin e pranova me shumë qetësi. Ndoshta ju duket çudi, por ishte një gjë që mund të na prekte, prandaj isha i përgatitur që edhe mua mund të më ndodhë. Unë jam në shtëpi, ndihem shumë mirë. Sot, u detyrova ta thyej rregullin e karantinit, duhej bashkë me infermierët të paraqitemi tek ekipi i infektologëve, t’i nënshtrohemi kontrollit. Bëmë një vizitë te ata dhe na rekomanduan regjim shtëpiak. Ne jemi punëtorë shëndetësorë, e dimë çfarë do të thonë infeksioni, sëmundje ngjitëse dhe do të jemi në kontakt me ekipin e infektologëve në Dibër”, tha mes tjerash mjeku Arben Agolli.

Intervistën e Agollit për gazetën Lajm mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Si e pranova lajmin që jam i infektuar me koronavirus – mjeku Arben Agolli flet për gazetën LAJM (VIDEO)

Si e pranova lajmin që jam i infektuar me koronavirus – mjeku Arben Agolli flet për gazetën LAJM (VIDEO)

Publiée par Lajm TV sur Mercredi 18 mars 2020