Lajme
Mjeku shqiptar tregon ambientet ku koronavirusi përhapet më shumë
Mjeku Arben Gjata foli sot mbi arsyet pse javët e fundit është rritur shumë numri i rasteve ditore me koronavirus në Shqipëri.
“Duke pasur rezultate shumë të mira gjatë karantinimit, njerëzit menduan se Covid-19 iku dhe hapja u shoqërua me pakujdesi totale të publikut për të respektuar masat”, tha Gjata në A2.
Kur u pyet se sa rrezikshmëri paraqet transporti urban në përhapjen e koronavirusit, Gjata theksoi se klubet e natës janë ambientet ku ka më shumë rrezik përhapjeje:
“Në Tiranë ka djem e vajza të reja që qëndrojnë nëpër klube nate pa maska, që kërcejnë e këndojnë. Kjo histori është edhe në jug, me festa nëpër klube. Transporti urban e përhap shumë më pak virusin sesa këta të rinj e të reja që nuk mendojnë as për veten, as për prindërit dhe as për shoqërinë”.
Sipas mjekut, vendi është i përgatitur për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës, por problemi nuk është te kapacitetet e sistemit shëndetësor: “Janë bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të përgatitjes, por duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk është problemi i kapaciteteve spitalore, nuk do të ketë kolaps sistemi shëndetësor. Tragjedia është humbja e përditshme e jetës së njerëzve”.
“Nuk mund të rrimë të mbyllur për vite derisa të largohet virusi. Duhet të mësohemi me normalitetin e ri dhe të respektojmë masat. Duke qenë se nuk e kaluam periudhën e tmerrshme të Italisë, ndërgjegjësimi i popullatës është shumë më i ulët. Nëse nuk mbajmë maskat, në vjeshtë dhe dimër mund të ndodhemi para situatave të papëlqyeshme”, tha Gjata.
Në fund, mjeku rekomandoi që të bëhet vaksina e gripit përpara vjeshtës: “Në Shqipëri duhet të vaksinohet popullsia për gripin e stinës që të mos kemi grip stine mbi koronavirusin”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?