Lifestyle

Modelja shqiptare: Nga fshati duke mjelë lopët, në pasarelat e modës

Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj është shprehur gjithnjë me krenari për të kaluarën e saj si dhe hapave që ka bërë në karrierën e saj të suksesshme.

Kësaj radhe herë, modelja e njohur është frymëzuar nga reklama e një firme të njohur që kishte si temë forcën dhe përpjekjet e grave për të arritur ëndrrat e tyre, përcjell albinfo.ch.

Ajo e ka shpërndarë një video në rrjetin e saj në “Instagram”. “Më quani të çmendur. E rritur në një fshat të vogël duke mjelë lopët dhe ja dola të shfaqesha në kopertinat e “Vogue” dhe “Elle” dhe duke ecur në pasarelat e Karl Lagerfeld, Valentino, Jean Paul Gaultier. Ishte vetëm fillimi… Tani shikoni çfarë mund të bëjë e çmendura”, ka shkruar Cunmualaj.

Emina është nënë e dy vajzave derisa prej vitesh është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian.