Kosova

Mosliberalizimi i vizave, filloi debati në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 13:00 filloi vazhdimin e seancave plenare, ku në rend dite janë shtatë pikat e papërfunduara nga 21 korriku dhe dy pikat e seancave të 28 e 29 korrikut, përcjell albinfo.ch.

Në rend dite do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.

Gjithashtu në rend dite është edhe debati paralamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Sipas marrëveshjes, debati parlamentar për moslibaralizimin e vizave për Kosovën me mocion parlamentar po debatohet si pikë e parë e rendit të ditës.

Rendi i ditës:

  1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:
  2. Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
  3. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
  4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021,
  5. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
  7. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
  8. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
  9. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:
  10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
  11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021.