Lajme
Murati merr mbështetje nga deputetja Përlaskaj-Lekaj
Është e arritur e madhe, madje edhe historike që komuniteti shqiptar të përfaqësohet në parlamentin kroat, shtet ky aleat i madh i Kosovës
Komuniteti shqiptar në Kroaci do të jetë më i privilegjuar në të ardhmen pasi në Parlamentin kroat do ta ketë edhe zërin e tyre, deputeten shqiptare Ermira Përlaskaj-Lekaj. Kështu deklaroi Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati pas një takimi që zhvilloi me deputeten kroate me prejardhje nga Kosova.
Ministri Murati gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zagreb, Shkëndije Geci-Sherifi është takuar me deputeten e Përlaskaj – Lekaj, nga e cila mori mbështetje të parezervë të komuniteti shqiptarë në Kroaci.
Gjatë bisedës me deputeten Përlaskaj- Lekaj, ministri Murati e ka njoftuar për bisedat që i ka pas në vazhdimësi lidhur me projektet e Ministrisë së Diasporës si me bashkatdhetarët tanë në Kroaci ashtu edhe autoritetet shtetërore kroate, duke kërkuar tani edhe mbështetjen edhe në nivelin legjislativ nga Përlaska-Lekaj.
“Shqiptarët e Republikës së Kroacisë, për herë të parë do të përfaqësohen në Parlamentin e Republikës së Kroacisë nga ana e znj. Përlaskaj-Lekaj. Nga ajo kërkova që tani edhe në nivelin legjislativ të vazhdojë punën e mirë në ngritjen e zërit për interesat e komunitetit shqiptar që jeton në Kroaci”, deklaroi Murati, njofton MeD nëpërmjet një komunikate.
Ai tha se ka njoftuar deputeten shqiptare me projektet e Ministrisë së Diasporës në rrafshin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, për tërheqjen e investimeve, ruajtjen e identitetit dhe integrimit të pjesëtarëve të diasporës në vendet ku jetojnë etj. Ai tha se për këto çështje ka marrë mbështetje të plotë nga Përlaska-Lekaj.
Sipas ministrit Murati, është e arritur e madhe, madje edhe historike që komuniteti shqiptar të përfaqësohet në parlamentin kroat, shtet ky aleat i madh i Republikës së Kosovës në shumë rrafshe.
Gjatë kësaj vizite, ministri Murati u takua edhe me kryetarin e Unionit të Bashkësive Shqiptare të Kroacisë, Esad Çollaku dhe anëtarët e tjerë të kryesisë dhe përfaqësuesit e shoqatave, si dhe me kryetarin e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Zagrebit, Shuip Ziberi, me të cilët u diskutua për shfrytëzimin i mundësive që qyteti i Zagrebit dhe tërë Republika e Kroacisë i ofron për komunitetet.
Ministri Murati përgëzoi për punën e Unionit dhe atë të Këshillit të pakicës kombëtare, duke shprehur mbështetjen e Ministrisë së Diasporës në projektet e vitit në vijim, njëkohësisht duke i inkurajuar që përpos ngjarjeve të ndryshme kulturore dhe sportive, një theks i veçantë t’i jepet mësimit plotësues të gjuhës shqipe për gjeneratat e reja të fëmijëve shqiptarë në Kroaci.
Po ashtu, Murati si mysafir i veçantë mori pjesë në Ditën e Këshillit Kombëtar Koordinativ të Përfaqësueseve të Pakicave të Zagrebit, ngjarje kjo vjetore organizuar nga qyteti i Zagrebit, së bashku me kryetarin e qytetit, Milan Bandiç si dhe korin diplomatik të akredituar në Republikën e Kroacisë.
Gjatë këtij manifestimi, nga përfaqësuesja e komunitetit hebraik në Zagreb, u lexua në gjuhën shqipe, vjersha e shkrimtarit Ismail Kadare – “Mall.
Ministri Murati në fund të vizitës, mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit solemn të rrjetit të studentëve dhe të rinjve të Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilët i përgëzoi për punën e deritashme dhe uroi suksese të mëtejme.
E-Diaspora
-
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve Fejton Sylejmani diplomon në Universitetin e Salzburgut me një studim mbi demokratizimin... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit Granit Xhaka ndër mesfushorët më dominues të Kupës së Botës, renditet i treti për pasimet vertikale... -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana











