Lajme
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro
Mentori, prej rreth 30 vitesh jetonte në Hamburg, Gjermani, ku kishte bërë emër si piktor dhe artist i shumanshëm

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka mbyllur sytë përgjithmonë sot, në Hamburg, artisti nga Kosova, Mentor A. Ejupi, i njohur me emrin artistik Toro.
Këtë njoftim e dhanë familjarët e tij, përmes rrjeteve sociale
Mentori, prej rreth 30 vitesh jetonte në Hamburg, Gjermani, ku kishte bërë emër si piktor dhe artist i shumanshëm. Në këtë qytet të madh të artit ai kishte hapur dhe mbante një galeri të arteve pamore, në të cilën ekspozonte punimet e veta dhe të të tjerëve.
Në galerinë e tij dhe në hapësira tjera të artit në Hamburg ai u kishte dhënë mundësinë e ekspozimit edhe artistëve të tjerë nga Kosova e Shqipëria.
Janë të njohura aksionet e tij artistike si Protesta artistike kundüer regjimit të vizave për Kosovën, ekspozita me punime të pop artit kushtuar Nënë Terezës etj.
Toro ishte i njohur dhe i pranishëm në media edhe si krijues i karikaturës.
E-Diaspora
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë “Të angazhohemi sa më shumë në politikë dhe në të gjitha sferat. Kështu jemi të integruar,...
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
80% e të moshuarve në Zvicër, cak i mashtrimeve Mashtruesit targetojnë njerëz të moshuar, duke përdorur trukun e nipërve, telefonatat shokuese ose emailet e phishing....
-
Mospajtime për qiratë dhe kontratat e strehimit në Zvicër
-
Shtatori i vitit 2023, më i ngrohti në historinë e Zvicrës
-
Katër rregullat e reja në trafik që duhet t’i dini
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri