Bota
Ndalohen fluturimet nga aeroporti Heathrow në Londër
Fluturimet nga aeroporti Heathrow në Londër u ndalën të martën pasi zyrtarë të aeroportit thanë se kishin parë shenja të fluturimit të një droni në afërsi të qendrës ajrore më të ngarkuar në Evropë.
“Ne kemi ndaluar fluturimet përderisa kanë filluar hetimet” thanë zyrtarë të aeroportit, transmeton Reuters.
Aeroporti i dytë më i ngarkuar i Londrës, Gatwick, i ndërpreu fluturimet për tre ditë rresht në dhjetor, për shkak të fluturimeve të paautorizuara të dronëve, duke rezultuar në anulimin ose shmangien e rreth 1,000 fluturimeve dhe duke prekur 140,000 pasagjerë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Ushtria britanike u detyrua të vendoste teknologji ushtarake të paidentifikuar për të ruajtur zonën rreth Gatwick, duke siguruar aeroportin.
Sekretari britanik i Transportit Chris Grayling tha të martën se ushtria po përgatitej për të vendosur të njëjtën pajisje në Heathrow.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











