Kosova

Ndihma juaj sot, mund ta sjellë në jetë platformën “Lexo me zë”

Me qëllim që të ndihmojnë në edukim personat e verbër dhe ata që kanë probleme me shikimin, OJQ Education Comes First me një grup vullnetarësh kanë ideuar platformën “Libra me zë”, përcjell albinfo.ch.

E për ta realizuar këtë synim, vullnetarët kanë zgjedhur platformën KosovaIdeas për ta promovuar këtë fushatë dhe për mbledhur fonde, meqë kosotja për prodhimin e “audio books” apo librave me zë kushton rreth 4000 euro.

Megjithëse ende ka kohë deri sa të mbyllet fushata, rregulli është që deri më sot t’i kenë mbledhur 1400 euro. Nëse sot nuk arrihet kjo shumë, organizatorët thonë se projekti do të cilësohet i dështuar dhe fondet do të shpërndahen për projekte tjera.

Dhe deri më tani, për platformën “Lexo me zë”, janë mbledhur 1030 euro. Pra, me pak ndihmë nga njerëzit vullnetmirë, sot mund të arrihet shuma 1400 euro, dhe vullnetarët do ta kenë mundësinë ta cojnë fushatën deri në fund.

Për të kontribuar apo mësuar më shumë për këtë fushatë, klikoni në këtë vegëz.

Përndryshe, në kuadër të këtij projekti, vullnetarët do të lexojnë dhe incizojnë libra, të cilat më pas do të publikohen në librameze.com, dhe nga aty do të mund t’i dëgjojnë personat e verbër apo ata që kanë vështirësi në të parët.

Përmes fushatës është bërë e ditur se platforma librameze.com do të përmbajë libra të ndryshëm edukativë, zbavitës, aventurë, komike etj.

Për realizimin e këtij projekti me karakter humanitar është llogaritur e nevojshme një shumë prej 4000 eurosh, që është paraparë të shpenzohet në këtë formë.

– Audio editimi i librave të incizuar;

– Marrja e të drejtës autoriale për libra;

– Avansimi i web platformës;

– Mbulimi i shpenzime të vullnetarëve;

– Zhvillimi i aplikacionit për smartphone.