Lajme
Në 24 orë e fundit, Zvicra regjistroi 527 raste të reja me Covid
BAG nuk raporton ndonjë vdekje të re në lidhje me koronavirusin. Nëntë njerëz shtesë u shtruan në spital
Në 24 orët e kaluara, 527 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 21,867. BAG nuk raporton ndonjë vdekje të re në lidhje me koronavirusin. Nëntë njerëz shtesë u shtruan në spital.
Mesatarja ditore e testimeve të kryera gjatë një jave ka qenë 26,844 teste në ditë ose 12 për qind më shumë krahasuar me javën e mëparshme.
Aktualisht BAG raporton 79 persona të cilët janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht të shfrytëzuar në shkallën prej 71 për qind, transmeton albinfo.ch. Nga këta, 3 përqind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit














